Nokia prodhon telefonin e pashkaterrueshem

 57

Nokia 800 Tough është cilesuar një telefon i pashkatërrueshëm, me baterinë që i mban gati një muaj. Menuja e tij nderkohe ofron programe moderne që i gjeni dhe te smartfonët.

Telefoni mund të marrë komanda zanore me Google Assistant, lidhet me rrjetin 4G, dhe struktura e tij eshte krijuar që t’i mbijetojë edhe përplasjeve të forta.

Trupi i telefonit është i rrethuar me gomë që të përballojë përplasjet e forta dhe nuk fut ujë.

Bateria është 2100 mAh, dhe mund të rrijë në “standby” edhe një muaj. Ndërsa bisedat me këtë bateri mund të vazhdojnë pa ndërprerje për plot 12.5 orë, kur përdoret rrjeti GSM. Me rrjetin 4G mund të flisni për nëntë orë e gjysmë.

Fishat e karikimt, të baterive dhe të kartës së memories kanë kapakë që krijojnë rezistencë ndaj ujit. Aparati mund të hapë Google Assistant, Twitter, Youtube, Google Maps, Facebook e madje dhe Whatsapp.

Por telefoni ka piken e vet te dobet qe eshte kamera, e cila lë shumë për të dëshiruar nderkohe aparati shitet per rreth 100 euro.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.