Policia amerikane merr makinat e para elektrike, ja cfare pamje kane

CAR Policie

Departamenti i policisë së Los Angelos ka lidhur kontratë me BMW për të blerë 100 vetura elektrike BMW i3.
BMW thotë se i3 ka fituar dhe është “vlerësuar më e mira në efikasitet dhe besueshmëri nga veturat elektrike”.

Kjo kompani ka treguar edhe për njohuritë mbi infrastrukturën për mbushje dhe qendrat e shumta të shërbimit, të cilat kanë luajtur një rol të madh në vendimin e policisë për t’i zgjedhur ato.

BMW i3 e policisë së Los Angelosit do të jenë pjesë e departamenteve jo emergjente dhe do të përdoren si vetura për transport.
Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, BMW do të zhvilloj një ueb faqe e cila do t’i lejojë LAPD të ndjekë veturat e tyre në kohë reale. Në një deklaratë shefi i policës së Los Angelosit, Eric Garcetti tha: “Ne duhet të mendojmë “gjelbër” në çdo fushë të jetës, dhe këto vetura të reja tregojnë se si policia mund ta bëjë këtë”.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.