'Microsoft' do te ruaje te dhena ne ADN-ne e njeriut

Gjiganti i teknologjisë “Microsoft” është në kërkim të mënyrave të reja për të ruajtur informacion dhe kompania amerikane ka hedhur sytë nga AND njerëzore.
ADN-ja ka një aftësi të jashtëzakonshme për të ruajtur informacion dhe prej vitesh kjo ka qenë objekt i qindra studimeve. Vetëm në një gram AND mund të ruhen 1 miliard terabyte të dhëna për një periudhë mbi një mijë vjeçre.
“Microsoft” ka siguruar rreth 10 milionë fije AND-je sintetike, të cilat quhen oligonukleotide. Këto janë molekula AND-je të prodhuara nga programi “Tëist” i shkencëtarëve të Universitetit të Uashingtonit.
Kompania po tenton të gjejë mundësi të reja për ruajtjen e të dhënave tek AND-ja një hap që do të pasonte lehtësimin e serverave të “Microsoft”. Nëse do të ketë sukses, pa dyshim që kjo do të ndryshonte të ardhmen e teknologjisë.
Gjatë 2015-qa në softuerët e gjigantëve të teknologjisë janë ruajtur 5.4 zettabytes të dhëna dhe brenda katër viteve është parashikuar që shifra të shkojë në 54 zettabytes, duke paralajmëruar kështu rrezik për të gjithë rrjetin.



















