Risia e fundit ne teknologji: Televizori qe kontrollohet me sy

 

Eye control tv 121

Personat e fiksuar pas qëndrimit për kohë të gjatë para televizorit kanë gjetur një justifikim tjetër për të mos u ngritur nga divani – një televizor që mund të monitorojë sytë dhe të ndërrojë kanalin, nëse i lëvizni ato.

Eye Control TV (televizori që kontrollohet me sy), krijuar nga prodhuesi kinez Haier, vjen me një aparat masiv që vendoset para televizorit dhe me një kapsitje të përqendruar të syve mund të ndërroni kanalet, volumin, ose të ndizni dhe fikni televizorin.

Teknologjia e ndjesisë së syve mbështetet në një sensor të tipit Kinect vendosur mbi tavolinën tuaj dhe Haier thotë se kapsitjet standard të syve nuk e pengojnë shikimin e programuar.

Sensori qëndron para jush dhe herën e parë që aktivizohet ka nevojë për gradim, ku ndiqni një rreth përqark ekranit me sytë tuaj.

Pas kësaj, kapsitjet e gjata aktivizojnë sensorin, duke shfaqur një ekran. Kur shikoni poshtë shfaqen kontrollet e volumit, të cilët mund t’i rregulloni duke parë shenjat plus dhe minus.

Ndërkohë, menu të tjera ju lejojnë të ndryshoni kanalet dhe të shfletoni imazhet.

Mënyra rë tjera për të kontrolluar televizorin po fillojnë të zëvendësojnë telekomandat e vjetra me rreze infra të kuqe, që aktualisht mbizotërojnë në tavolinat e kafesë.

Ky televizor ka Freeview të integruar dhe Aplikacione që mundësojnë shërbime transmetimesh si Sky TV.

Për më tepër, këtë fundjavë është prezantuar telekomanda e televizorit ‘Kaçavidë Sonike,’ një tjetër risi në panarin e Berlinit.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.