Fjalëkalimi më i sigurt në botë

fjalkalim4674969

Në universitetin e Binghamtonit, në Nju Jork, kërkuesit kanë kryer një studim që mund të ndryshojë sistemet e sigurisë në të ardhmen.

Shkencëtarët në bazë të studimit të tyre pohojnë se, pasi shohim një objekt çfarëdo, truri i secilit prej nesh lëshon valë me frekuenca aq unike sa janë të pangatërrueshme me ato të dikujt tjetër. Ndryshe nga shenjate gishtave dhe retina e syrit, valët e trurit nuk mund të kopjohen apo të merren nga keqdashës.

Për shkak se për të identifikuar frekuencat e trurit nevojiten pajisje të sofistikuara, studiuesit nuk presin që sistemi i tyre të përdoret së shpejti për masën, por shpresojnë ta ofrojnë shërbimin për objekte të sigurisë së veçantë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.