BMW feston 30 vjetorin me një M3 të veçantë
30 vite më parë BMW na dha modelin origjinal “E30 M3”, dhe sot kompania për nder të atij modeli ka krijuar një model të veçantë, i cili prodhon plot 444 kuaj-fuqi.
E gjithë vetura është faktikisht një M3 i veshur me “rroba speciale”. Pjesa e jashtme e veturës është ngjyrosur me një ngjyrë të kaltër metalike, që në modelin origjinal E30 M3 ishte opsioni special.
Prodhimi i BMW M3 të re do të jetë i kufizuar në vetëm 500 njësi globalisht, dhe do të ofrohet në dy versione – manual dhe DCT, transmeton Gazeta Express.
Vetura e re M3 do të kushtojë plot 10,000 euro.




















