Studimi i ri në SHBA, ja pajisja ektronike që mund të shkaktojë kancer!

 

Tteens cellphonesNjë studim i hollësishëm i kryer nga qeveria e Shteteve të Bashkuara sugjeron se ekziston një lidhje midis telefonave celularë dhe kancerit.

Studiues nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë ekspozuan minj të gjinisë mashkullore para frekuencave të radios, që emetohen zakonisht nga celularët.

Nga eksperimentet e kryera, u gjetën dy lloje tumoresh në trurin dhe zemrën e kafshëve. Të tillë tumore nuk u gjetën te minjtë që nuk u ekspozuan para frekuencave.

Në studim u morën më shumë se 2,500 minj në interval të caktuara për një periudhë dy vjeçare.

Zbulimi mendohet të jetë një nga analizat më të thella e të mëdha për telefonat celularë dhe kancerin, duke i kushtuar qeverisë së SHBA 25 milionë dollarë, për zhvillimin e një kurs 7 vjeçar.

“Kur njerëzit thonë se nuk ka asnjë rrezik, ky studim i jep fund një deklarate të tillë”- tha Ron Melnick, ish studiues i Programit Kombëtar të Toksikologjisë për Wall Street Journal.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.