Studimi mbi rikthimin e shikimit

Një grup shkencëtarësh bënë të ditur se kanë nxjerrë me sukses qeliza të reja të syrit, të cilat mund të përdoren për të trajtuar humbjen e shikimit te pacientët. Provat për këtë janë kryer, duke përdorur qelizat e kafshëve.
Ekipi i Universitetit të Kembrixhit në Britaninë e Madhe, shprehet se kjo i hap rrugën nisjes së terapive për personat që e kanë të dëmtuar shikimin. Qelizat në fjalë merren nga pjesa e retinës së syrit. Megjithatë, për ta provuar këtë edhe te njerëzit, duhen kryer më shumë teste.
Provat e deritanishme janë kryer duke printuar dy lloje qelizash të retinës së syve të minjve, qelizës ganglion dhe asaj glial. Këto e transmetojnë informacionin nga syri për te pjesa e caktuar e trurit, si dhe sigurojnë mbështetjen dhe mbrojtjen e neuroneve. Qelizat që dublohen nga shkencëtarët janë të shëndetshme dhe kanë aftësinë që të mbijetojnë.



















