Aplikacioni i ri zbulon identitetin tuaj me anë të një fotografie

 

PERapp 748x445 690x380

Tashmë mund t’i themi lamtumirë privatësisë, pasi një aplikacion i ri i lejon njerëzit të gjejnë çdokënd në mediat sociale, në çast, vetëm duke marrë një fotografi të tyre.

“FindFace” quhet aplikacioni i cili është përdorur për të ndjekur kriminelët me anë të fotove të marra nga kamerat e sigurisë. Krijuesit e këtij aplikacioni thonë se ai mund të përdoret edhe për takime.

Me anë të aplikacionit do të identifikohen të gjithë, në çast, nga një fotografi, me 70 për qind saktësi.

Deri më tani aplikacioni nuk punon me Facebook (krijuesit e tij nuk kanë qasje në të dhënat), por tashmë është shkarkuar 500.000 herë në Rusi, duke punuar në rrjetin social Vkontakte.

“Nëse shihni dikë që ju pëlqen, ju mund ta fotografoni atë, të gjeni identitetin e tij, dhe pastaj t’i dërgoni një ftesë”- ka thënë krijuesi i këtij aplikacioni Alexander Kabakov

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.