Superjahti që të ofron pamje në lartësi

Nje dizajnues italian ka ardhur me ide te madhe per jahtin me luksoz. Me nje “kulle” qe permban nje suite teper luksoze, jahti 149 metra i gjate, Shaddai, do te “dergonte” pronarin me te ftuarit e tij nga deti në qiell, ku ata do të gëzojnë një pamje mahnitëse nga lart.
Gabriel Teruzzi është shprehur se nëse dikush do që të mahnisë manjatët e botës, le të ndërtojë një superjaht të tillë.Siç shihet edhe nga fotot, kabina e ngritur ka një tarracë prej 1 mijë metrash katrorë dhe është 39 metra mbi ujë, duke i dhënë pronarit një qëndrim ekstrem me një pamje si kurrë më parë.



















