Dëshironi të mësoni një pjesë të asaj që google di për ju?

Tani ju mund të shkarkoni të gjithë historinë tuaj të kërkimit në google.
Google sapo u ka dhënë përdoruesve të Chrome një tipar të vogël me pasoja të mëdha: Tashmë ju mund të shkarkoni historinë tuaj të kërkimit. Mund të duket diçka e pakuptimtë, dhe paksa frikësuese, për të shkarkuar një skedar masiv që përmban gjithçka që ju keni kërkuar që nga fillimi i përdorimit të Google Chrome, por lista është një qasje interesante për mënyrën sesi Google të vëzhgon ty.
Për të shkarkuar historinë tuaj të kërkimit, shkoni në llogarinë e Google në faqen e Web & Activity , klikoni butonin në të djathtë në krye të faqes "Download". Google do tju paralajmerojë ju që të mos e shkarkoni këtë skedar në një kompjuter publik dhe do tju kërkojë 2 nivele verifikimesh, dhe nëse ju nuk e merrni sigurinë e historisë tuaj të kërkimit po kaq seriozisht sa Google, atëherë nuk keni qenë shumë të vëmendshëm.
Ka shumë gjëra që Google mund të bëjë në historinë tuaj të kërkimit, që nga personalizimi i reklamave deri tek kombinimi i shumë historive të kërkimit për të gjetur modele, gjë të cilën një profesor i shkencave polititke e bëri për të zbuluar që 3 milionë deri në 4 milionë persona mund të mos regjistroheshin në votimet e vitit 2012 për shkak se votuesit ishin të paqartë për zgjedhjet e tyre. Google gjithashtu tenton të zbulojë se kush je ti në bazë të historisë tuaj të kërkimit, edhe pse supozimet e tyre nuk janë 100% të sakta. Por edhe nëse Google nuk ka një profil demografik shumë të saktë për ju, ai ende ka një ide të mirë për dëshirat e tua dhe zakonet tuaja.



















