Burimi më i ri i energjisë, makinat elektrike të 2019-ës

auto 1643287 1459340869 kkCB U1070815943536ewH 1024x436LaStampa.it1551870503

Në Japoni, disa prodhues të makinave përpiqen të përdorin makinat elektrike si burim energjie në rastet e fatkeqësive natyrore dhe njëkohësisht si mënyrë për t’ia mbathur në kohë.

Një përzierje e drejtë e ndjenjës qytetare, bujarisë dhe teknologjisë mund të bënte vërtet ndryshimin në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore.

Prodhuesit e automjeteve Nissan dhe disa administrata lokale japoneze po e demonstrojnë këtë, duke propozuar përdorimin e makinave elektrike si strehimore emergjente dhe si një burim alternativ energjie në zonat e goditura nga tërmetet dhe cunami.

Sipas njoftimeve të mediave japoneze, Nissan po organizon një event gjatë së cilit do t'u ofrojë familjeve të ndryshme mundësinë për të kaluar natën në një nga makinat e saj, që është makina më e shitur elektrike në botë.

Testi do t'i lejojë njerëzit të njihen me këtë lloj strehimi të veçantë dhe të simulojnë përvojën e një nate në kushte emergjente.

Energji për katër ditë

Sipas Nissan ky automjet mund të përdoret gjithashtu si burim energjie për të ndriçuar shtëpitë në rast të ndërprerjeve të energjisë elektrike: një automjet e karikuar plotësisht mund të garantojë deri në 4 ditë autonomi në një apartament standard.

Për të mbështetur këtë projekt, qyteti i Nerima, pranë Tokios, ka filluar të zëvendësojë makinat e policisë lokale me vetura elektrike dhe ka krijuar një sistem ku qytetarët që posedojnë një automjet elektrik mund ta vendosin atë pa pagesë në dispozicion të atyre që mund të kenë nevojë për të në raste emergjence. 

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.