Samsung zbulon kartën e re microSD prej 256GB
Samsung ka zbuluar së fundmi kartën microSD EVO Plus me 256GB memorie, e cila kushon 250 dollarë.
Nëse karta microSD e SanDisk me 200GB memorie nuk është e mjaftueshme për ju, atëherë mund të blini kartën më të re të Samsung, e cila përmban kapacitetin më të lartë të memories.
Me këtë kartë ju do të keni mundësi të regjistroni 12 orë video me rezolucion 4K ose 33 orë për video me rezolucion 1080 pikselë.
Karta është gjithashtu e papërshkueshme nga uji (ka marrë certifikimin IPX7), nga rrezet X dhe magneti, si dhe mund t’u rezistojë temperaturave ekstreme deri -250C dhe 850C. Nëse këto nuk mjaftojnë, karta vjen me 10 vjet garanci.
Shitjet për kartën e re të Samsung do të nisin në muajin korrik.



















