Të hënën ndodh fenomen i rrallë natyror, do të mund të shihet nga Kosova 

Sistemi yne diellor1 650x358 1

Klubi i astronomëve të Kosovës ka paralajmëruar se më 09 Maj, në Prishtinë përkatësisht afër simbolit të “Newborn”, do të organizohet një vëzhgim publik për të gjithë qytetarët dhe të apasionuarit pas hapësirës dhe kozmosit për të përcjell një dukuri mjaft të rrallë astronomike “TRANSITI I PLANETIT MËRKUR”.

Kjo dukuri ndodhë kur Planeti Mërkur do të kaloj në mes Tokës dhe Diellit, një fenomen i tillë që paraqitet shumë rrallë 13 herë për çdo shekull, dhe një tjetër nuk do të ndodhë deri në vitin 2019.

E veçanta e kësaj ngjarje astronomike është sepse më 9 Maj 2016, do të mund të shihet edhe nga Kosova. Klubi i astronomëve, që është klubi i parë i shkencës dhe astronomisë, që synim kryesor ka popullarizimin dhe përhapjen e astronomisë në të gjithë Kosovën, do të organizojë një ngjarje madhështorë për të përcjell së bashku me të gjithë këtë ngjarje.

Ngjarja planifikohet të fillojë nga ora 13:00 deri 20:00, e cila do të zgjasë rreth 7 orë dhe është e hapur për të gjithë.

Klbui ka siguruar pajisje të sigurta si: syze dhe dylbi solare si dhe teleskop të ndryshëm të posaçëm për këtë fenomen.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.