Ngarkoni telefonin tuaj nga bimët në vazo

capture 1462037255 2775250

Kur nena natyre krijoi fotosintezen, ajo me siguri nuk priste qe te perfshihej ndonje kabllo USB. Nje kompani evropiane eshte duke zhvilluar nje pajisje intriguese e cila do ju lejoje te ngarkoni telefonin tuaj nga bimët në vazot tuaja. Sistemi i quajtur Bioo Lite, shfrytëzon fuqinë e fotosintezës dhe prodhon energji elektrike duke përdorur vetëm ujin, tokën dhe çdo bimë të zakonshme që keni në shtëpi.

Energjia e prodhuar nga Bioo Lite është e barabartë me ngarkimin USB nga kompjuteri, kanë thënë projektuesit, dhe mund të sigurojë deri në 3 ngarkime të plota në 24 orë për shumicën e telefonave inteligjent apo tabletave.Bioo Lite është në fakt një version i zvogëluar i teknologjisë kryesore Bioo të kompanisë, e cila përdor panele të vendosura nën tokë për të nxjerrë energji nga procesi natyror i fotosintezës.

 Panele më të mëdha mund të vendosen poshtë kopshteve, ose panele më të vogla mund të vendosen në vazot e bimëve.Detajet teknike se si funksionon sistemi janë disi të ngatërruara, por sistemi nuk ndikon në procesin e fotosintezës ose në shëndetin e vet bimës.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.