iPhone 7 do të jetë një zhgënjim për përdoruesit e Apple

 iiiIuWfG

Analisti i respektuar Ming-Chi Kuo nga KGI Securities kohët e fundit është aktivizuar më shumë se më parë, duke treguar detaje për celularin e ardhshëm iPhone 7.

Pretendimet e tij më të fundit nuk favorizojnë shumë celularin e ardhshëm të iPhone. Ai ka treguar pse iPhone 7 ka gjasa që t’i zhgënjejë klientët e Apple.
“Sa i përket pjesës harduerike, iPhone 7 nuk do të ketë shumë karakteristika tërheqëse”, tha ai, duke mos treguar në detaje pse, vetëm duke iu referuar pjesës harduerike, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se iPhone 7 do të duket virtualisht njëjtë me iPhone 6/6s, duke tentuar që t’i tërheqë klientët vetëm me largimin e portit të kufjeve.

“Në fakt, pavarësisht largimit të portit të kufjeve, iPhone 7 do të mbesë 7.3mm i hollë – njëjtë si iPhone 6S Plus dhe 0.4mm më i hollë se iPhone 6”, shtoi ai.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.