U penduat për sms që dërguat? Tani mund ta fshihni para se ta lexojë marrësi

 sms lady

 

Keni shkruar ndonjëherë një mesazh, keni klikuar “dërgo” dhe më pas jeni penduar? Te gjithe ata te cilet kane derguar me pare nje mesazh teksa kane qene te nevrikosur, ose te dehur, tani kane mundesi te perdorin nje aplikacion te ri “Privates” i cili i jep mundësinë përdoruesve të pezullojnë një tekst apo foto para se marrësi ta shohë.

Përdoruesve të aplikacionit do ju duhet thjesht të shtypin “Recall” dhe mesazhi do të fshihet nga serveri i Privates.Megjithatë, kjo funksionon vetëm para se mesazhi të jetë hapur-kështu që nëse keni ndërruar mëndje, është mirë që të veproni me shpejtësi.

Privates, është momentalisht i disponueshëm vetëm për telefonat iOS por së shpejti do të jetë edhe për Android e Windows.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.