BMW prezanton modelin M të biçikletës

BMW ka lansuar një biçikletë të re, për nder të veturës M2 Coupe, duke ofruar kështu një dizajn të mahnitshëm për sy në ngjyrë të kaltër oqeani.

2016 bmw bicycle 01 1461250767 8238990

Trupi i biçikletës është i krijuar nga alumini i hidro-formuar dhe përmban dizajnin e quajtur “qafa e buallit”, një dizajn ky që i ngjason një motoçiklete.

Biçikleta ka rrota 28 inç dhe frerë hidraulik.

BMW thotë se do të prodhojnë vetëm 1,500 njësi të kësaj biçiklete, e cila do të shitet për 1,400 euro.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.