Shtatë bibliotekat më të bukura në botë

bib modern 00006 1024x996

Instituti Amerikan i Arkitektëve dhe Shoqata Amerikane e Bibliotekave kanë shpallur fituesit në kategorinë e bibliotekave më të bukura moderne, “2016 AIA/ALA Library Building Awards”.

Me këtë titull janë nderuar shtatë biblioteka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada – të cilat janë përzgjedhur sipas kriterit: trasformimi i dizajnit tradicional të bibliotekave në dizajn unikat dhe të mahnitshëm.

Të shohim në vijim se cilat biblioteka janë nderuar me këtë çmim.

1. Qendra për studim në Universitetin Ryerson, në Toronto të Kanadasë

Ndërtesa tetëkatëshe, me koncept të hapur, është inspiruar nga arkitektura antike greke, që lartëson atmosferën shoqërore të shkëmbimit të ideve.

2.Biblioteka e renovuar Sawyer në Kolegjin Williams, në Massachusetts, SHBA

Brendia e kësaj biblioteke ka përplot mure lëvizëse, hapësira moderne të leximit, dhe ato për lëvizje.

3. Biblioteka Publike e Billingsit, në Montana, SHBA

Atriumi i kësaj biblioteke është pika kulmore e saj, ndërsa intereri modern sikur magjepsë që të kaloni sa më shumë kohë brenda hapësirave të saj.

4. Biblioteka Publike e Chicagos, në Chicago, SHBA

Kjo bibliotekë është hapur në gusht të vitit 2015, ndërsa brenda saj ekzistojnë madje dhe kënde për lojë.

5. Biblioteka Publike Renton, në Washington, SHBA

Kjo bibliotekë është kombinim në mes të industrializmit dhe natyrës, ndërsa ambienti i saj i brendshëm është shumë i ngrohtë.

6.Biblioteka Walker në Hennepin County, Minneapolis, SHBA

Në vitin 2014 kjo bibliotekë është përuruar me parkingje nëntokëore për makina, pastaj parkingje për biçikleta, salla për lexim me tabletë të bibliotekës, hapësira për shumë qëllime – studim, lexim dhe diskutim etj.

7.Biblioteka Publike Lawrence, në Kansas, SHBA

Deri në vitin 2014, kjo ishte një godinë e ftoftë prej betoni. Sot ndërkaq kjo bibliotekë ka një pamje moderne, me strukturë të kombinuar prej qelqi, druri dhe betoni, ndërsa ofron hapësira të mjaftueshme të pajisura me teknologjinë më të lartë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.