Aplikacioni i ri me ju ndihmon te shpërndani më lehtë fotot e ushqimeve

Çuditerisht ka diçka qe na kenaq kur i bejme foto ushqimeve tona. Ndoshta kemi deshire te mburremi qe kemi shkuar ne restorantin e ri per te cilin te gjithe po flasin apo sepse duam t’i bejme te gjithe xheloz për pjatën e shijshme që kemi porositur.Tanimë një aplikacion i ri do j’ua bëjë edhe më të lehtë shpërndarjen e këtyre fotove me miqtë tuaj.
Aplikacioni, i quajtur Forq, mund të përdoret në të gjithë telefonat iOS, raporton TechCrunsh. Mendojeni si një formë ndryshe e Instagram, e programuar veçanërisht për të shpërndarë fotografitë me ushqime.Ndryshe këto foto në Forq, quhen “snackshots”. Aplikacioni ju lejon të skanoni çdo foto në galerinë e telefonit tuaj duke gjetur ato që përmbajnë ushqime.
Më pas të gjitha do të ngarkohen gati për tu publikuar, por jo pa i përzgjedhur ju.Forq mund të jetë i dobishëm për shumë njerëz.Vetëm vitin e kaluar janë realizuar 1 trilion foto raporton InfoTrends, dhe sipas një raporti të Google mbizotëronin ato me ushqime .Sanduiçet përpara selfie-eve, apo jo?



















