Jahti i së ardhmes

Ky është jahti i së ardhmes, me të cilin do të eksplorojmë detin. Në pamje të parë duket si disk fluturuese.
“Daily Mail” shkruan se “një grup arkitektësh italianë kanë projektuar një mjet lundrues të quajtur (Unidentified Object Floating), ndryshe UFO, që përbëhet nga një sferë e ndarë me një disk lundrues”.
Arkitektët, të cilët janë me bazë në Napoli, janë shprehur se “mjeti lundrues do të jetë me dy kate”.
Sipas tyre, kuverta mund të përdoret edhe si një kopsht me barë dhe pemë, ndërsa në pjesën e brendshme do të ketë hapësirë për të krijuar një ambient sa më luksoz.
Arkitektët pretendojnë se e gjithë energjia e nevojshme për jahtin do të sigurohet nga dielli, era apo edhe uji. Por fillimisht duhet dikush që ta financojë këtë projekt miliona euro.



















