Facebook dhe Twitter fshijnë faqet propagandistike të Iranit dhe Rusisë

Facebook dhe Twitter thanë se ata bllokuar ose kanë fshirë, faqet e lidhura me Rusinë dhe Iranin për shkak të sjelljes së tyre manipuluese, njofton BBC. Më shumë se 650 faqe Facebook-u dhe grupe u tha se ishin identifikuar si “çorientuese” sipas shefit ekzekutit të Fb, Mark Zuckenberg.
Ndërkohë, Twitter tha se pezulloi 284 llogari që kishin lidhje dukshëm me Iranin.
Kjo ndodhi një ditë pasi Microsoft tha se kishte penguar sulmet kibernetike ruse kundër grupeve amerikane.
Të mërkurën, Facebook tha se kishte zbuluar një sërë profilesh që tregonin sjellje të papranueshme lidhur me fushata që e kishin burimin në Iran dhe Rusi, pas hetimeve që zgjatën shumë muaj.
‘Ne e ndaluam këtë lloj sjelljeje sespse ne dëshirojmë që njerëzit të jenë në gjendje të besojnë tek marrëdhëniet që ata krijojnë,” tha kompania në në një deklaratë.
Ndonëse hetimi është ende në proces, shtoi rrjeti i mediave sociale, fushata po i drejtohet më së shumë njerëzve me shërbime interneti në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine, Britaninë e Madhe dhe SHBA.
Kompanitë e mediave sociale vepruan përmes firmës së sigurisë FireEye, e cila zbuloi një numër llogarish që promovonin atë që ajo e quajti, propaganda iraniane.
LEXO TE NGJASHME




















