Çfarë bëhet me llogaritë e tij në rrjetet sociale kur njeriu vdes?!

00.2auto Facebook people 0230534662743

Vdekja e një personi të dashur ka qenë gjithnjë një moment i vështirë, por me rritjen e internetit dhe platformave të mediave sociale, familjet tani duhet të përballen edhe me rregullat ndonjëherë të ndërlikuara të pas-jetës dixhitale.

Vetëm 13 për qind e njerëzve kanë bërë ndonjë lloj plani në lidhje me llogarinë e tyre në median sociale, pas vdekjes, sipas një vëzhgimi të 2017.

“Platformat e mediave sociale tani po e kuptojnë se duhet të kenë një politikë për fundin e jetës”, thonë ekspertët.

“Teknologjia që ata kanë nisur të aplikojnë është një fillim i mirë, por ka ende shumë për të bërë. Një nga problemet kryesore, kur vjen fjala tek planifikimi i vdekjes suaj dixhitale dhe sistemimit të llogarive të ndryshme që ne kemi, është se [do platformë është e ndryshme dhe secila kërkon një mënyrë të veçantë për të ta ‘varrosur’ atë.

Ekspertët rekomandojnë madje që njerëzit duhet të dokumentojnë amanetet e tyre në një testament në median sociale, dhe kjo e fundit i ka përcaktuar disa rregulla bazë.

Në facebook psh, përdoruesit mund të emërojnë një kontakt ligjor që do të ketë më pas akses në llogarinë e tij, pas vdekjes. Ai person mund të vendosë më pas nëse do të kujdeset për llogarinë apo do ta mbyllë atë.

Në rast se nuk ka një kontakt ligjor, atëherë Facebook e kthen llogarinë në një përkujtimore kur mëson për vdekjen e tij. Kur llogaria bëhet e tillë, në të nuk mund të bësh më log in ndërkohë që mbetet e dukshme për të tjerët, me të cilët ndahet si një vend për të mbledhur kujtime.

Në Twitter, një person i autorizuar ose një pjesëtar direkt i familjes duhet të bëjë një kërkesë që llogaria të deaktivizohet. Ndërsa ashtu si facebooku, google lejon përdoruesit të zgjedhin një person përgjegjës për llogarinë e tyre pas vdekjes. I ashtuquajturi “Inactive Account Manager” është në gjendje më pas të ketë akses në llogari dhe ta fshijë atë.

LEXO TE NGJASHME

0.4 tekonologji risi

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.