Përse mushkonjat pickojnë disa më shumë se të tjerët?

Mund te gjendeni ne nje ambient te rrethuar nga disa persona, por mushkonjat ju pickojne vetem juve.Arsyeja nuk ka te beje me gjakun, as parfumin, apo ndonje arsye tjeter qe mund te merrni me mend.
Në fakt, gjithçka lidhet me llojin e baktereve që ekzistojnë në lëkurën tuaj.Sipas shkencëtarëve, disa baktere përmbajnë kimikate sekrete që kanë aromë më të mirë se të tjerat, që tërheqin më shumë mushkonjat.
Sipas “Tech Insider”, këto të fundit janë një prej krijesave më të rrezikshme në botë, që ndihmojnë në përhapjen e sëmundjeve si Zika, etheve tropikale, malaria etj.Faktorë të tjerë që i tërheqin mushkonjat janë, dioksidi karbonit në frymën e njeriut dhe nxehtësia e trupit.



















