Njoftimi që do ju informojë se dikush ju ka vjedhur të dhënat në Facebook

Facebook telefon

Facebook së fundmi ka krijuar një mjet të ri i cili shërben për të njoftuar përdoruesit se një llogari tjetër gjendet me të njëjtin emër dhe fotografi.

Kjo është një mënytrë që do ju vijë në ndihmë për të zbuluar nëse dikush ju merr fotografitë dhe hiqet si ju në Facebook, rrjeti social do t’ju njoftojë menjëherë. Nëse Facebook nuk e dallon dot një profil fals që përdor fotot tuaja, mund të ankoheni manualisht tek rrjeti.

"E gjithë kjo është pjesë e synimeve të sajtit për t’u dhënë fund mashtrimeve", tha për Mashabled rejtoresha e Facebook për sigurinë globale, Antigone Davis.

Që nga nisja e testimit të veçorisë në muajin nëntor e deri tani janë monitoruar rreth 75% të përdoruesve të sajtit. Kështu, nëse nuk keni marrë akoma një njoftim, do të thotë se të dhënat tuaj personale dhe fotografitë janë të sigurta.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.