Klonimi i kafshëve, dobitë që sjell në ushqim

Uria globale mund të paraqitet kur ka një furnizim të pamjaftueshëm të ushqimit në mbarë botën. Përdorimi i ushqimeve të modifikuara gjenetikisht premton për të zgjidhur problemet që lidhen me urinë globale duke rritur furnizimin në mbarë botën e ushqimeve. Përparësitë tjera të ushqimeve të modifikuara gjenetikisht përfshijnë:
- Zvogëlimin e rrezikut të alergjive ushqimore dhe substancave të tjera të dëmshme ushqimore
- Ruajtjen e mjedisit si pasojë e përdorimit më pak të herbicideve dhe plehrave
- Rritjen e vitaminave A, C, D dhe E, acidit folik, lycopeneve, lutein, omega-3 acide yndyrore, hekur dhe antioksidantë të tjera natyror në fruta, perime, dhe drithëra.
Me fjalë të tjera, prodhimi i vazhdueshëm dhe konsumi i produkteve ushqimore gjenetikisht të modifikuara mund të ndihmojë në parandalimin e vuajtjeve tek njerëzit me sëmundje të shkaktuara nga mungesat ushqimore të tilla si konsumi joadekuat i ushqimit të pasur me vitamina dhe minerale të cilat janë të nevojshme në zhvillimin e trupit të njeriut.
Për aq kohë sa çështjet etike konsiderohen me kujdes dhe respektohen, atëherë avantazhet afatgjata të praktikave terapeutike dhe riprodhuese të klonimit i tejkalojnë disavantazhet e tyre për shkak të potencialit për trajtimin e sëmundjeve, zgjidhjen e problemit të infertilitetit të njeriut, si dhe prodhimin e ushqimeve të lira.



















