Vendosni prekjet e para të pranverës në dekorin e shtëpisë tuaj

aderimidespring22222

Marsi ndoshta akoma nuk ka treguar ditët më të mira dhe më me diell, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të fillojnë të hyjnë që tani në pranverë dhe në humor më të gëzuar. Një ide e mirë, atëherë, është që të shtoni disa thekse të gëzuara dhe plot ngjyra në dekorimin e shtëpisë, të cilat me siguri do ju mbushin me gëzim.

Nxirrni nga dollapi mbulesat  apo perdet florale me lule të mëdha dhe  zëvendësoni ato të errëta që i kishin kaq kohë në dhomën e gjumit dhe dhomen e ndjenjes. Ju mund të krijoni disa kompozime me dekorata origjinale dhe lule të freskëta, dhe ju mund të rinovoni dhe ambjentin e kuzhinës tuaj me disa vende ngjyrë, apo një sfond të çuditshëm në mure.

Ne kemi gjetur disa  ide fantastike qe ju japin frymëzim!

1.Koha të nxjerrësh nga dollapi mbulesat florale.

2.Krijo një kompozim me një kovë dhe lule.

3.Ngjyrat dhe printet e forta i japin stil sallonit tënd.

4.Përdor konservat e vjetra në vend të vazove të zakonshme.

5.Përpiqu të krijosh një vend të hapur plot ngjyra.

6.Fantastike për pranverën janë dhe mbulesat e bardha.

7.Një ide e mirë për të rinovuar karriket e kuzhinës. Mund ti lyesh apo të shtosh tapecari ose jastëkë me ngjyra mbi to.

8.Fillo që tani të krijosh ide për ballkonin tënd pranveror.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.