Mungesa e hekurit ndikon negativisht në zhvillimin mendor

 

spinachsmootheshijshme

Truri është një zonë shumë e ndjeshme ndaj mungesës së hekurit.Ndërkohë që mungesa e hekurit ndikon negativisht në zhvillimin e trurit nuk duhet harruar se kurimi me vonesë i saj sjell humbje të parivokueshme. Duke pohuar se vonesa në kurimin e mungesës së hekurit mund të bëhet shkak i një dëmi të pariparueshëm specialistët theksojnë rëndësinë e marrjes së hekurit gjatë vitit të parë të jetës së fëmijës.

E shfaqur më shumë tek fëmijët mes moshës 6-36 muajsh mungesa e hekurit bëhet shkak i prishjes së zhvillimit social duke ngadalësuar zhvillimin e trurit dhe atë fizik. Veçanërisht periudha mes 0-3 vjeç, ku zhvillimi merr hov dhe ku i kushtohet shumë rëndësi ushqyerjes, zhvillimit fizik dhe mendor të fëmijës. Ushqimi më i mirë që mund t’i jepet fëmijës gjatë 6 muajve të parë është qumështi i nënës.

Hekuri i depozituar dhe i marrë nga nëna gjatë 6 muajve të parë është më se i mjaftueshëm. Por nëse pas 6 muajve të parë qumështi i nënës është i pamjaftueshëm atëherë fëmijës mund t’i jepen ushqime të posaçmepër fëmijë, të pasura me hekur ( mish, vezë etj).Duhet qëndruar larg produkteve të cilat e shëndoshin fëmijën si mielli i orizit, biskotat dhe nuk duhet harruar se qumështi i lopës nuk këshillohet para moshës 1 vjeç për shkak të sasisë së pakët të hekurit që përmban.

Anemia e mungesës së hekurit e shfaqur në vitet e para të fëmijërisë mund të bëhet shkak për uljen e performancës në mësime tek fëmijët e grupmoshës 11-14 vjeç. Fëmijët të cilët shfaqin mungesë hekuri deri në moshën 2 vjeç kanë një zhvillim të ulët fizik dhe mendor. Edhe nëse më pas mund të marrin hekur shtesë kjo humbje nuk mund të kompensohet.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.