Përse disa njerëz qajnë kur janë të lumtur

12421404 1736227216614847 887410868 n

E keni pyetur ndonjeherë veten përse njerëzit qajnë kur janë të lumtur, qeshin kur janë nervozë dhe ulërijnë kur janë të ekzaltuar?

Përgjigja, sipas shkencëtarëve, është se kjo është një mënyrë që i lejon njerëzve të ruajnë ekuilibrin emocional dhe t’i mbajnë ndjenjat e forta nën kontroll. Sipas psikologes Oriana Aragon, e cila udhëhoqi studimin e realizuar nga Universiteti i Yale, reagime të tilla, rezultojnë se ndodhin kur njerëzit janë të tejmbushur me emocione në forta dhe ata që zgjedhin këtë mënyrë, e marrin veten më shpejt dhe më mirë nga emocionet e forta që ndjenjë.

“Këto të dhëna na ndihmojnë edhe më shumë për të kuptuar sesi njerëzit i shprehin dhe i kontrollojnë emocionet, që shumë e rëndësishme pasi lidhet me shëndetin mendor dhe fizik, me cilësinë e marrëdhënies me të tjerët, deri tek sa mirë punojnë njerëzit me njëri – tjetrin”,u shpreh psikologia Aragon

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.