Mendimet negative, zvogëlojnë trurin tuaj !

truri12837639 1734494166788152 861556632 o

Njerëzit, mendimet e të cilëve janë më të gëzueshme, ndërsa shikimin në jetë e kanë optimist kanë më shumë masë gri të trurit, prandaj truri edhe u punon më mirë. Ata te të cilët dominojnë mendimet e pakënaqura dhe të zymta, kanë edhe trurin më të vogël.Ata të cilët jetojnë me më pak tension, e shikojnë jetën në mënyrë më optimiste dhe kënaqen me të, jetojnë më mirë, më gjatë, me më pak probleme shëndetësore, sepse kanë më shumë masë gri, prandaj edhe truri u punon më mire.

Këto fakte për mendimet optimiste njerëzit shpesh i nënvlerësojnë dhe i injorojnë, por konfirmimin për to e kanë marrë hulumtuesit e mbledhur në ekipin shkencor nga Universiteti i Washingtonit. Optimizmi dhe pesimizmi ndikojnë në shëndetin tonë fizik dhe mental.Rezultatet kanë treguar që humori i mirë ka pasoja edhe në strukturën e trurit. Hulumtimi bazohet në analizën e aktiviteteve fizike (shëndet, aftësitë motorike dhe fizike) dhe aktiviteteve mentale (të qenët i kënaqur, lumturia, dhe shikimi ndaj jetës) e njerëzve të pjekur dhe të shëndoshë gjatë viteve.

Studimi ka përfshirë edhe matjen e trurit, prandaj kështu që u tregua që meshkujt në periudhën në mes moshës 44 dhe 88-vjeçare, të cilët janë në kategorinë e optimistëve dhe sevdallinjve kanë më shumë masë gri të trurit sesa pesimistët, truri i të cilëve, siç treguan matjet, zvogëlohet.Pra, jetë të gëzuar e pa telashe për tru të shëndetshëm, ndërsa nëse ndiheni në ankth, jeni të zymtë dhe keni mendime të errëta, kini kujdes sepse truri do t’ju zvogëlohet!

 

 

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.