Nike atletet më të reja me vetë-lidhje dhe të mbushura me ajër

atletka

Firma sportive “nike” ka lancuar në treg një sërë produktesh të reja, mes tyre edhe atlete me lidhëse që lidhen vetë, të mbushura me ajër në thembër dhe të përbëra nga polimeri, që parandalon fërkimin dhe acarimin e lëkurës. Produktet u prezantuan në një event në Nju Jork.

“Merr këpucën, thjesht fute në këmbë. Kur këmba të futet plotësisht, automatikisht përmes sensorëve, lidhëset lidhen vetë dhe ti je rehat dhe komfort. Nëse do rregullim të mëtejshëm, mjafton të shtypësh njërin prej butonave për vetëm 2 sekonda” shpjegoi drejtorja e inovacionit dhe prodhimit e Nike, Tiffany Beers.

Nike dhe përdoruesit, kanë akses eksluziv për produktet e reja, edhe për këto atlete që quhen HyperAdapt 1, që janë këpucë me një motorr të vetëm, që forcojnë apo lirojnë lidhëset, duke iu përgjigjur komandës së atletit.Debutimi dhe produktet e reja të Nike vijmë vetëm pak kohë përpara kampionatit europian të futbollit dhe lojërave olimpike në Rio, duke siguruar kostume dhe linja të reja, me peshë më të lehtë dhe me fibra fantastike, që i lehtësojnë lodhjen edhe sportistëve.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.