Miesha Tate, gruaja më e fortë në botë

 

miesha tate albest al

Janë aq të forta sa edhe shumë burra nuk do t’u dilnin dot përpara.

Sigurisht, merren me boks i ndërthurur me mundje dhe stërvitja është e madhe. Për to organizohet edhe një kampionat. Një i tillë u zhvillua të shtunën i quajtur UFC 196 te MGM Grand Garden.

Miesha Tate, 29 vjeçare e quajtur ndryshe edhe si “Keku i Vogël” arriti një rezultat të jashtëzakonshëm. Me një goditje fatale në raundin e pestë, ajo la pa ndjekja kundërshtaren Holly Holm, 5 vite më të madhe në moshë.

Pas rrëzimit në tokë, Holm u përpoq të ngrihej, por kundërshtarja e mbërtheu fort duke mos e lejuar. Ndeshja përfundoi në favorin e saj dhe 29 vjeçarja mund të konsiderohet si gruaja më e fortë në botë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.