Profesionet qe ju demtojne zemren

 zemralbest

1.Shoferët e kamionëve

Personat e angazhuar në transportin e materialeve pijnë duhan më shuëm se çdo person që ushtron një tjetër profesion. Gati një e katërta e tyre konsumojnë cigare rregullisht dhe kjo sjell probleme të zemrës dhe mushkrive.

2.Industria e shërbimit

Njerëzit që punojnë në restorante, që nga kuzhinierët, kamarierët, luftojnë përditë me ushqimin. Pjatat që gatuajnë apo servirin janë një tentativë e vazhdueshme dhe shpesh kanë tendencën të kenë ushqim jo të rregullt.

3.Policët dhe zjarrfikësit

Personat që merren me sigurinë e të tjerëve, që nga zjarrfikësit e policët, duhet të mendojnë për zemrën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë në formë, dhe vuajnë nga zemra dhe tensioni i lartë

4.Menaxher financash

Avokatët dhe mjekët duket se kanë zakonet më të mira të ushqimit. Ndryshe nga një menaxher financash, që ndjekin jnë dietë të keqe dhe herë pas here të frekuentojnë palestrën.

5.Agjent shitës

Më shumë se gjysma e agjentëve të shitjeve kanë zakone të këqija ushqimi, dhe në studim 69% e tyre rezultonte me kolesterol të lartë.

6.Administrator

Pjesa më e madhe e administratorëve nuk i dedikohet aktivitetit fizik. Studimi thotë se të ngresh këmbët mbi tavolinë për vetëm 5 minuta çdo orë, mund tju ndihmojë me qarkullimin e gjakut.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.