Lamtumirë komenteve negative, facebook sjell programin që i ndalon

0.8facebook fake20210125152

Gjigandi i rrjeteve sociale,Facebook ka konfirmuar se ka blerë programin “TBH” që është i famshëm tek adoleshentët.

Programi “TO BE HONEST” është risi që i ndihmon të rinjtë të mësojnë sjelljen e mirë dhe komplimentet.

Ky program i jep mundësin të rinjve që të dërgojnë komplimente miqve të tyre, duke sjellë kështu një ndalim të komenteve negative dhe cyverbullying.

Sipas “TBH” që përkthehet ”të jesh i sinqertë” deri tani është shkarkuar nga 5 milionë njerëz dhe janë dërguar mbi 5 miliardë mesazhe që nga muaji gusht kur aplikacioni u vendos në dispozicion të adoleshentëve.

E pikërisht qëllimi që ka ky aplikacion e shtyu kompaninë e rrjetit social Facebook ta blinte.

Përfaqësues të Facebook u shprehën se këto dy këto aplikacione kanë të njëjtën qëllim, të ndërtojnë një komunitet që komunikon me njëri tjetrin dhe mbi të gjitha komunikojnë mbi bazat e një sjellje të mirë.

LEXO TE NGJASHME

0.4 tekonologji risi

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.