Mrekullia e radhës në Dubai

Dubai tashmë pritet të ndërkohë edhe një kompleks të ri arkitekturor i quajtur Dubai Parks& Resorts, vlera e të cilit do të jetë 2.8 miliardë dollarë. Projekti për një qytet-shtet u publikua të martën. Projekti gjigant do të jetë një atraksion i vërtetë dhe do të jetë thuajse një “teatër” ku shfaqen mrekulli të shumta botërore nga arkitektura. Që nga Taxh Mahali i famshëm i Indisë e deri tek Disneyland do të mund të gjenden në projektin e ri.
Qyteza përfaqëson vlerat më të mira të Lindjes dhe të Perëndimit. Ky është të paktën pretendimi i projektuesve. Projekti parashikon krijimin e të paktën tre parqeve, dyqane të shitjes me pakicës si dhe një hotel. Aeroporti i Dubait është një nga më të mëdhenjtë në botë, dhe mban rekordin aktual për numrin e udhëtarëve që vijnë nga vende të ndryshme Megjithëse qyteti shpesh cilësohet si “lebrozë” për shkak të numrit tejet të lartë të vizitorëve, zyrtarët e qytetit kërkojnë edhe më shumë turistë.



















