Pasaporta më e fuqishme,në botë

Të zotërosh një pasaportë do të thotë të kesh të hapura dyert për të udhëtuar lirshëm në të gjithë botën.
Henley and Partners” ka bërë renditjen vjetore, ku rezulton se gjermanët disponojnë pasaportën më të fuqishme në botë, duke pasur mundësinë të udhëtojnë pa viza në 177 shtete nga 218 të mundshëm. Në vendin e dytë renditet pasaporta suedeze, me një vend më pak, ndërsa me 175 vende të lejuara pa pasur nevojën e një vize ndajnë vendin e tretë Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Britania. Mbajtësit e pasaportës amerikane mund të lëvizin në 175 shtete, numër i njëjtë ky me Belgjikën, Danimarkën dhe Holandën.
Për fat të keq, shqiptarët renditen ende larg vendeve të para, konkretisht me Shqipërinë në vendin e 53-të. Aktualisht shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm në 98 vende të botës, pa pasur nevojën e një vize.



















