Samsung sjell ekranin më të çuditshëm

Kur u prezantua në vitin 2016 si ekran ultra i gjerë, nuk ka funksionuar për shkak të aplikacioneve të cilët nuk e kishin as si opsion një gjerësi të tillë të ekranit.
Samsung ka prezantuar CHG90, i cili është monitori i parë “superultra i gjerë”, i cili krahasuar me monitorët e rregullt është jashtëzakonisht i gjerë.
Monitori super ultra i gjerë ka dimensionet 32:9, sa për krahasim monitorët ultra të gjerë kanë 21:9 e ata normal 16:9.
Monitori CHG90 është pjesë e linjës së lojërave të Samsung.
CHG90 është 49-inç super ultra i gjerë, full HD me rezolucion 1080 pixel.Samsung CHG90 kushton 1,500 dollarë.
LEXO TE NGJASHME




















