Ofertë e pabesueshme: Ju falim iPhone X dhe 300 dollarë nëse na jepni...

00.1iphone2512515

Një kompani e njohur e telefonave celularë në Amerikë ka bërë një ofertë të pabesueshme për të gjithë adhuruesit e markës së telefonave iPhone.

Për ditën e publikimit të risisë teknologjike, kompania ishte përgatitur mirë pasi ka patur një ofertë të bujshme si një “as nën mëngë”.

Kompania ka njoftuar klientët e saj se do u dhurojë 300 $ atyre që ndërrojnë telefonin e tyre iPhone 6 (në gjendje të mirë) në mënyrë që të përfitojnë një iPhone 8, iPhone 8 Plus apo iPhone X.

Për ata që iu dhemb xhepi nga çmimi i kripur i celularit më të ri në treg, kjo është një ofertë jashtëzakonisht e mirë. Duke marrë parasysh se modeli 64 GB i iPhone X kushton 999 $.

Duhet të theksohet se kjo marrëveshje është vetëm për konsumatorët e kësaj kompanie që blejnë një iPhone të ri me këste. Kjo do të thotë se ashtu siç është e ndarë kostoja e pajisjes për 24 muaj po ashtu është edhe 300 $ që ju dhuron.

LEXO TE NGJASHME

0.4 tekonologji risi

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.