BMW prodhon makinën elektrike

BMW ka njoftuar sot se e ka zgjedhur fabrikën e vet në Oksfordit, Angli, si vendndodhje për ta prodhuar një makinë elektrike “Mini” nga viti 2019.
Bordi i menaxhmentit të BMW-së, i cili u mblodh sot, i kishte konsideruar disa lokacione për prodhimin e një versioni tëmakinës së vet kompakte me zero-emetime, si Bornin, Holandën dhe një lokacion në Gjermani, para se përfundimisht ta zgjidhte Britaninë.
“Motori elektrik i Mini-t elektrik do të ndërtohet në qendrën e-mobility të grupit të BMW-së në fabrikat në Dingolfing dhe Landshut në Bavari, para se të integrohen në makinë në fabrikën e Oksfordit, i cili do të jetë lokacioni kryesor i prodhimit përmakinën Mini me tri dyer,” BMW ka njoftuar.
LEXO TE NGJASHME




















