Hapi i madh përpara, Facebook s`do lejojë t`ju vjedhin fotot

Facebook ka gati planin për mbrojtje të përdoruesve nga falsifikimet dhe profilet e rrejshme.
Rrjeti i famshëm social do të përdorë disa strategji të reja që të pamundësoi hapjen e Facebookut me fotografi të rrejshme.
Për këtë në fotografinë e profilit pritet të shtohet një kornizë me ngjyrë të kaltër e cila do të bëjë dallimin mes fotografisë origjinale dhe asaj të rrejshme.
Poashtu fotografia origjinale do të pamundësohet për tu kopjuar duke qenë e bllokuar në secilin program. Facebook do të ndaloi edhe etiketimin në fotografi të profilit.
Nuk përjashtohet që edhe mundësia e raportimit të fotografisë së vjedhur në profil të rrejshëm të bëhet nëpërmjet një pyetësori që do të jetë lehtë i menaxhueshëm.
LEXO TE NGJASHME




















