Buggati së shpejti me goma të reja, shpejtësia arrin deri në 483 km në orë

00.7bugati0235416178

Bugatti Chiron vjen me një shpejtësi maksimale të limituar prej 381 kilometra në orë, e cila pa dyshim është një shpejtësi shumë e madhe. 

Por, nëse shpypet butoni “top speed” që gjendet poshtë derës së veturës, ai shtyn limitin e shpejtësisë maksimale deri në 420 kilometra në orë. 

Por kjo veturë mund të arrijëshpejtësi maksimale edhe më shumë, sipas shoferit testues të kompanisë, Andy Wallace i cili ka thënë se Chiron me gomat e tanishme mund të arrij pak më shumë se 450 kilometra në orë.

Ai ka parashikuar se inxhinierët e Michelin do të garantojnë për goma të reja deri në vitin e ardhshëm, kur Bugatti do të tentojë të thyejë rekordin për veturën më të shpejtë që është prodhuar ndonjëherë për rrugë.

Andy Ëallace beson se Chiron mund ta tejkalojë shpejtësinë maksimale të aprovuar nga Michelin për gomat, e cila është 450 kilometra në orë, por i duhen goma më të avancuara.

Ai shpreson se teknologjia e gomave do të arrijë potencialin maksimal të bishës 1,479 kuaj fuqi, e cili mund të zhvillojë 483 kilometra në orë. 

LEXO TE NGJASHME

0.4 tekonologji risi

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.