Facebook-u hap 3 mije vende pune

Permes nje transmetimi te drejtperdrejte, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, njoftoi sot se do te punesoje 3000 punonjes shtese gjate vitit te ardhshem per te monitoruar permbajtjen dhe perpunimin e video-ve te dhunshme.
“Gjate javeve te fundit, ne kemi pare njerez qe lendojne veten dhe te tjeret ne Facebook, te postuara nepermjet disa videove. Eshte e tmerrshme te shohesh ato pamje dhe une kam qene duke reflektuar se si mund te bejme me mire per komunitetin tone. Nese ne duam te krijojme nje komunitet te sigurt, duhet te reagojme shpejt. Jemi duke krijuar nje grup per t’i bere keto video me te lehta per t’u raportuar edhe ne rrjetet sociale, te cilat ndiqen edhe nga femijet”, tha Zuckerberg.
Punonjesit e rinj do te bashkohen me ekipin e operacioneve te komunitetit ne Facebook, ku per dite te tera do te shqyrtojne “miliona raporte” qe rrjeti merr çdo jave lidhur me postet te cila mund te shkelin kushtet e etikes.
“Perveç 4,500 punonjesve qe tashme shqyrtojne postimet do te shtohen edhe 3,000 te tjere me shpresen qe te permiresoje faqen, ne proces te shpejte. Rishikuesit do te na ndihmojne gjithashtu qe te kontrollojme si perdorimin e gjuhes se urrejtjes edhe shfrytezimin e femijeve”, tha ai ne posten ne Facebook.
Facebook eshte kritikuar kohet e fundit per mos berjen e asnje perpjekjeje per te parandaluar video-t qe tregojne incidente te dhunshme. Kjo eshte arsyeja e hapjes te vendeve te punes, jo vetem per te ndihmuar komunitetin, por per te ndertuar nje rrjet te fuqishem rendor dhe social.
LEXO TE NGJASHME




















