Së shpejti në treg smartphone që nuk mund të hakohet

00.9smartphone3201251651

Nga kompania McAfee, vjen paralajmërimi për ardhjen e një telefoni të ri që do të ketë një specifikë shumë të veçantë, ky telefon nuk mund të hakohet.

John McAfee, krijuesi i njërit nga programet më të njohur të antivirusit “McAfee”, ka paralajmëruar modelin e ri të telefonave të zgjuar, për të cilin thotë se është e pamundur që të hakohet.

Pajisja aktualisht quhet “John McAfee Privacy Phone” dhe do të dalin në treg me një çmim prej 1100 dollarë.

McAfee ka bërë të ditur për mediat amerikane se versioni i parë i telefonit pritet të gjendet në treg gjatë këtij viti.

“Ky është versioni, i cili i jep përdoruesit kontroll mbi privatësinë dhe është shumë më i sigurt se pajisjet tjera, për të cilat thuhet se janë të sigurta”, thotë krijuesi I kësaj pajisjeje, John McAfee.

Pajisja “John McAfee Privacy Phone”, është i pajisur me disa ndërprerës fizik në pjesën e prapme të pajisjes, duke u lejuar përdoruesve të çaktivizojnë me dorë baterinë, WiFi, bluetoothin, lokacionin, kamerën dhe mikrofonin , duke shkuar krejtësisht offline.

John McAfee pretendon se pajisja e tij do të jetë "revolucionare" dhe do ti përkasin një gjenerate të re të teknologjisë.

LEXO TE NGJASHME

0.4 tekonologji risi

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.