"Sprinter", modeli më i ri i Mercedes

000.3mercedes251251651458

Është e vërtetë që modeli Sprinter i Mercedesit nuk iu duket tërheqës kompanive që merren me modifikime të veturave, por herë pas here ia tërheq vëmendjen ndonjë kompanie të tillë.

Në këtë rast, për modifikimin ekëtij Sprinteri është përgjegjës kompania Hartmann, transmeton Koha.net. Si bazë për modifikim, ka shërbyer Sprinter 316 CDI Combi.

Paketa e Hartmannit për modifikimin e këtij Sprinteri përfshin spoilerin e përparmë, setin e pragjeve, mbrojtësin e ri të pasmë, setin e ri të rrotave VEST nga alumini, eksterier me ngjyrë të veçantë.

Gjithashtu, kjo paketë përfshinë edhe interierin nga lëkura Alcantara me ngjyrë të zezë Gaucho, tepihët e veçantë, disa detaje dekorative, timonin nga lëkura, pedalet nga çeliku, si dhe një lavaman, një frigorifer, një shporet, si dhe një tavolinë dhe një krevat.

000.3makina mercedes165651457

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.