Facebook thyen rekord tjeter

00.2facebook5421542154

Në Shtator kompania tha se kishte 4 milion reklamues ndërsa në Mars vetëm 3 milion. Rrjeti social më i madh në botë është shtëpia e 1.9 miliard përdoruesve në mbarë botën.

Facebook tha sot se numëron mbi 5 milion biznese të cilat reklamojnë çdo muaj në rrjetin social. Shefja operative Sheryl Sandberg në një intervistë për agjencinë lajmeve Reuters u shpreh se ky numër reklamuesish ishte një pikë e rëndësishme e rrugëtimit të Facebook.

Në Shtator kompania tha se kishte 4 milion reklamues ndërsa në Mars vetëm 3 milion. Rrjeti social më i madh në botë është shtëpia e 1.9 miliard përdoruesve në mbarë botën.

Kompania është në një betejë të ashpër me Alphabet për dominimin e reklamimit dixhital.  Dy gjigandët e Luginës së Silikonit do të “pushtojnë” 46% të tregut online të reklamimit brenda 2018-ës.

Në mesin e 5 milion reklamuesve, industritë me shtrirjen më të gjerë janë tregtia online, media dhe distributorët. 75% e tyre janë jashtë Shteteve të Bashkuara ku tregjet me rritjen më të shpejtë janë India, Tajlanda, Brazili, Meksika dhe Argjentina.

LEXO TE NGJASHME

0.4 tekonologji risi

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.