“Çmontojmë çdo rrjet kriminal emigrantësh”, Trump: Do të rikthej ligjin e 1800-tës për emigracionin!

670a7263bd1a6

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, kandidati aktual i Partisë Republikane për presidencialet e 5 nëntorit në SHBA, befasoi me premtimin e fundit të fushatës, që bëri gjatë një tubimi elektoral në Kolorado, ku tha se të përdorë një ligj të vitit 1798 për të dëbuar emigrantët pa dokumente që rezultojnë të përfshirë në botën e krimit.

“Unë do t’i referohem sërish Aktit për shkelësit e huaj të 1798-tës. Mendoni pak për këtë, 1798. Sa kohë përpara, apo jo? Me të, do të shënjestrojmë dhe çmontojmë çdo rrjet kriminal emigrantësh që vepron në tokën amerikane”, tha Trump.

Shumë mbështetës të ish-presidentit në Miçigan janë të shqetësuar sakaq nga mundësia e manipulimeve në zgjedhjet e ardhshme.

Pretendimet e ngritura se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar janë hedhur poshtë nga gjykatat amerikane. Megjithatë, duket se dezinformimi rreth integritetit të votimeve ka gjetur mbështetje mes simpatizantëve republikanë.

Sondazhet tregojnë se ata kanë më shumë gjasa t’i besojnë Trumpit sesa rezultatit të zgjedhjeve të certifikuara nga qeveria.

Zyrtarët në shtetet e pavendosura po punojnë për të siguruar votuesit se procesi zgjedhor është i sigurt dhe insistojnë se dezinformimi mund të jetë i rrezikshëm.

Republikanët dhe demokratët kanë nisur procese gjyqësore lidhur me zgjedhjet në disa shtete të pavendosura, që mund të krijojnë kaos në zgjedhjet e nëntorit

 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.