Gangsterët shqiptarë në Angli përdorin nënat shtatzënë për të siguruar lejë qëndrimi! Investigimi i The Sun: Bëhet marrëveshje mes…

klandestinet

Gangsterët shqiptarë në Angli po synojnë nënat e ardhshme, të cilat janë të gatshme t’i regjistrojnë ata si prind i fëmijëve të tyre të palindur.

Këtë investigim e ka bërë media britanike “The Sun”. Në disa reklama në TikTok shihen njoftime ku ofrojnë shërbime “nëna shtatzënë” që janë të gatshme t’i vendosin atësinë e një emigranti fëmijëve të tyre. Pra këto nëna të ardhshme mund të vënë emrin e një azilkërkuesi në certifikatën e lindjes së fëmijës së tyre, në mënyrë që ai të shmangin dëbimin, duke pretenduar se ka një familje në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një reklamë shkruhet: Kemi femra me fëmijë. Regjistroni fëmijën në emrin tuaj.

Një person i brendshëm në komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar tha për The Sun: Një marrëveshje është bërë mes ndërmjetësit dhe një gruaje britanike. Sipas marrëveshjes, kur fëmija lind, në certifikatën e lindjes shkruhet emri i një emigranti ilegal shqiptar. Pastaj duke përdorur ligjet për të drejtat e njeriut, ky person aplikon për leje qëndrimi. Është një mënyrë e re për të siguruar lejen për të qëndruar në MB dhe përdoret nga azilkërkuesit të cilëve është refuzuar nga Zyra e Brendshme dhe do të deportohen në çdo kohë.

Në tre muajt e parë të këtij viti, 700 shqiptarë janë dëbuar në vendlindje. Ndërkohë, shifrat e Home Office tregojnë se 13,714 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin deri në mars 2023.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: Mashtrimi i imigracionit duke përdorur certifikata false të lindjes është një shkelje serioze dhe kjo është arsyeja pse ne kemi masa për ta parandaluar dhe zbuluar atë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.