Autobusi del papritur nga rruga në Gjermani, të paktën pesë të vdekur, dhjetra të plagosur nga përplasja
Autobusi që shkonte drejt Berlinit doli papritur nga rruga në autostradë dhe përfundoi i përmbysur.
Aksidenti në autostradën A9 pranë Leipzig ndodhi sot rreth orës 9:45 të mëngjesit, duke bërë që trafiku të mbyllje më pas në dyja drejtimet.
Nuk është e qartë arsyeja pse autobusi doli nga rruga por aksidente të tilla janë raportuar shpesh vitet e fundit prej humbjes së ndjenjave apo gjendjeve të papritura shëndetësore të shoferit. Helikopterë e ambulanca të shumta shiheshin në vendngjarje.
Zëdhënsi i policisë Olaf Hoppe tha për rrjetin n-tv se kishte “shumë të plagosur dhe të paktën pesë të vdekur.”
Kompania Flixbus tha se në bordin e mjetit ishin 53 pasagjerë dhe dy shoferë, sipas agjencisë vendase dpa. Ata shtonin se po bashkëpunonin me autoritetet dhe grupet e shpëtimit, per ndihme ndaj te prekurve si dhe për zbulimin e shkaqeve të aksidentit tragjik.
Aksidenti ndodhi pak më në veri të kryqëzimit të Schkeuditz, me aeroportin e Leipzig/Halle.
LEXO TE NGJASHME