Izraeli bombardon Gazën jugore, dhjetëra palestinezë të vrarë, kundërpërgjigjet Hezbollah
Pas kërcënimeve të grupit terrorist “Hamas” se nuk do të lirojë asnjë nga pengjet nëse Izraeli nuk do të plotësoje kërkesat për të burgosurit, një breshëri rraketash goditen Gazën Jugore.
Dhjetëra palestinezë humbën jetën nga bombardimet ndërsa rraketa u lëshuan edhe nga Gaza në drejtim të Izraelit.
Ndërkohë ushtria vijojë sulmet edhe në pjesën veriore të Rripit të Gazës ku godit kampin e refugjatëve Jabalia. Palestinezët në këtë zonë u detyruan të largohen për t’i shpëtuar luftimeve të përgjakshme.
Të paktën 28 palestinezë, mes tyre dy gra u arrestuan në Bregun Perëndimor duke e çuar në më shumë se 3700 numrin e të burgosurve që nga nisja e luftës me 7 tetor.
Bombardimet e vazhdueshme dhe ofensiva tokësore e çuan sistemin shëndetësor në Gazë drejt kolapsit, pasi shumica e spitaleve nuk janë funksionale.
Sa i përket situatës humanitare, një ditë më parë 100 kamionë hynë në Gaza nga Egjipti përmes pikës së kalimit Rafah.
Të dielën në mbrëmje pati shkëmbim zjarri edhe mes ushtrisë izraelite dhe Hesbollahut ku u vranë disa ushtrarë izraelitë.
LEXO TE NGJASHME