Katari dhe Arabia Saudite kundër Izraelit, ultimatumi për popullsinë palestineze

 640 0 652a8b995cd99

Katari dhe Arabia Saudite kundërshtojnë kategorikisht zhvendosjen e dhunshme të palestinezëve brenda Gazës, pasi Izraeli u bëri thirrje banorëve të Gazës të largohen nga veriu i territorit dhe të shkojnë në jug.

Ministria e Jashtme e Katarit bën thirrje për heqjen e rrethimit të Rripit të Gazës dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë për civilët palestinezë sipas ligjeve ndërkombëtare dhe humanitare.

Një qendrim i ngjashëm u bë në plaftormën në X nga Ministria e Jashtme Saudite.

Ndërkohë, Egjipti, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për t’iu lejuar të huajt që janë në Gaza, të largohen përmes pikës kufitare Rafah drejt Egjiptit, ka thënë një zyrtar i lartë egjiptian.

Vijojnë luftimet mes Izraelit dhe Hamasit.

Më shumë se 1300 njerëz janë vrarë në Izrael fundjavën e kaluar kur luftëtarët e Hamasit kaluan kufirin për të sulmuar civilët dhe ushtarët. Sakaq, gati 2,000 njerëz janë vrarë gjatë bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.